Rozë

Fifi e ndjek me shkop njërën nga banorët e BB VIP

Fifi, Monika dhe Arditi

Këtë edicion shtëpia më e famshme në Shqipëri “Big Brother VIP” është rikthyer pas katër viteve, por me një ndryshim duke hyrë banorë VIP.

Pjesë e shtëpisë është edhe këngëtarja kosovare, Filloreta Raçi e njohur me nofkën “Fifi” , e cila me veprimet e saj është kthyer në personazhin me të përfolur në shtëpinë e “Big Brother”.

Pas prishjes së raporteve me Granit Canën, ajo mbrëmë ka pasur një diskutim me aktoren, Monika Lubonja, ku në një moment debati eskaloi dhe këngëtarja me shkop në dorë i drejtohet aktores duke i bërtitur: “Hec, shkoo flej gjumë, hec vazhdo po të them”.

Nuk dihet nëse kjo gjë ishte shaka nga Fifi apo e kishte seriozisht, pasi që këngëtarja ka pasur edhe një konflikt paraprak me të.

Për një qastë shihet Fifi duke e shtyrë me krahë atë e që shumë lehtë mund të përfundonte në përballje fizike.

Kujtojmë që natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eleminimet apo hyrjet nga java në javë.

Fifi,

Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa në natën e gjashtë të spektaklit u largua Arditi, por që kishte një biletë kthyese për në shtëpi dhe u rikthye prapë.

Ata janë duke ‘luftuar’ për çmimin e madh prej 100 mijë euro./SHQIP.com