Rozë

Fifi e Graniti sërish bashkë, publikohet video

Fifi dhe Granit Cana

Duket që raportet në mes tyre janë rregulluar pas daljes nga Big Brother.

Bëhet fjalë për Granit Canën dhe Fifin të cilët kohëve të fundit nuk janë duke u ndarë nga njëri-tjetri.

Në një video të postuar nga Graniti, e që më pas është ripostuar edhe nga Fifi, shihen dyshja duke ecur të përqafuar në rrugë të Prishtinës.

“Breaking News: Ia kanë lëshu vizën me ardh në shehër të madh”, dëgjohet duke thënë Graniti.

Ndryshe, Fifi dhe Graniti, kanë qenë dyshja më e komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme për shkak të raportit të afërt që kishin.

Madje dyshja kanë deklaruar që nuk mund të jenë më shumë se miq të mirë.

Në anën tjetër, Graniti është eleminuar disa javë para daljes se Fifit, e cila është larguar me vetëdëshirë nga emisioni./SHQIP.com