Rozë

Fifi dhe Adisi drejt martesës?

Filloreta Raçi apo ndryshe e njohur me emrin artistik Fifi prej muajsh po shijon lidhjen e dashurisë me biznismenin nga Shqipëria, Adis Patushin.

Postimet e tyre në rrjetet sociale tregojnë se lidhja e tyre po shkon për mrekulli.

Madje, siç duket këngëtarja është gati të marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj, për tu martuar me Adisin.

Në një postim të fundi teksa ka uruar një çift nga një dasmë ajo ka shkruar “Ishalla mas juve”.

Siç duket çifti në planet e tyre të afërta shohin edhe dasmën./Shqip.com