Rozë

Fifi befason me postimin e fundit, çfarë po ndodhë mes saj dhe Adisit?

Fifi dhe Adis Patushi

Këngëtarja me prejardhje nga Ferizaji, Filloreta Raçi apo e njohur me nofkën artistike si Fifi kohët e fundit ka qenë kryefjalë në mediat rozë.

Pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip, Fifi konfirmoi lidhjen me ish-bashkëshortin e Adrola Dushit, Adis Patushin.

Së fundmi, ajo ka shpërndarë në ‘Instastory’, një shkrim të një autori kosovar, i cili shkruan mbi dashurinë dhe personit që të qëndron afër pavarësisht të gjithave, por që në fund potencon se njerëz të tillë egzistojnë rrallë në ditët e sotme.

Fifi ka shpërndarë shkrimin dhe krahas postimit ka ngritur dyshimet e krisjes përmes shkrimit të saj.

“Shumë rrallë e nashta edhe hiq”, ka shkruar Fifi.

Nuk dihet nëse ky postim ka të bëjë me të dhe Adisin apo një përkufizim në përgjithësi./Shqip.com