Sport Ndërkombëtar

FIFA po e heton Argjentinën

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe shkelje të lojës së ndershme në finalen e Kampionatit Botëror.

FIFA citoi rregullat e saj mediale dhe të marketingut për nisjen e rastit, pas festës së egër të lojtarëve të Argjentinës, pas fitimit të titullit, në zonën për media.

Në finalen e Kampionatit Botëror, Argjentina mundi Francën me penallti në stadiumin Lusail të Katarit.

Rreth tre orë më vonë, lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi vrapuan dhe kënduan nëpër zonën e dedikuar për intervista zyrtare dhe dëmtuan muret e dobëta ndarëse dhe nuk u ndalën për të komunikuar me mediat ndërkombëtare.

Akuzat disiplinore përfshijnë “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme”.

FIFA nuk ka shpallur një kalendar lidhur me çështjen disiplinore të Argjentinës.

/Shqip.com