Sport Ndërkombëtar

FIFA mund ta ndryshojë rregulloren për gjuajtjen e penalltive

Finalja mes Argjentinës dhe Francës ka bërë historinë, por edhe mund edhe të merret si shembull për një ndryshim historik në rregulloren e futbollit.

Më specifikisht, në qendër të vëmendjes dhe konsideratës së FIFA-s dhe International Football Association Board ka përfunduar sjellja e portierit të Argjentinës, Emiliano Martinez.

Portieri i Albicelestes ka privuar çdo gjë të mundshme jo vetëm për të neutralizuar penalltitë e kundërshtarëve, por edhe për të destabilizuar dhe bërë nervoz kundërshtarin e radhës që paraqitej te pika e bardhë.

Mes topave të larguar me mjeshtëri, humbje kohe dhe gjërave të tillë, strategjitë e Martinez nuk kanë kaluar pa u vënë re jo vetëm nga spektatorët: edhe IFAB dhe FIFA kanë ndjekur me vëmendje atë që ka ndodhur.

Dhe duket se tani po mendohet që të bëhen disa ndryshime në rregullore për të shmangur që portierët të mund të ndërhyjnë përtej asaj që është e lejuar në momentin e gjuajtjes së penalltive.

/Shqip.com