FIFA dënon Senegalin, për sjelljet e tifozëve në ndeshjen me Egjiptin
Publikuar:
(02.05.2022 22:28:00)

FIFA ka vendosur ta dënoj Senegalin, për sjelljet e tifozëve në ndeshjen e play-off-it të Kupës së Botës kundër Egjiptit.
FIFA ka gjobitur federatën e futbollit të Senegalit me 175,000 franga zvicerane si pasojë e çrregullimit të tifozëve që shënoi një mbrëmje të paharrueshme për Luanët e Teranga.
Ky vendim është marrë pasi Mohamed Salah u detyrua të ekzekutonte një penallti ndërsa dritat jeshile verbuese u ndezën në drejtim të tij.
Paneli disiplinor i FIFA-s ka shqyrtuar gjithashtu një hyrje të tifozëve në fushë, pasi Sadio Mane e shënoi golin vendimtar.
Senegali e fitoi ndeshjen, duke i dhënë kështu fund shpresave të Egjiptit për kualifikimin në Kupën e Botës, Katar 2022./Shqip.com