Lajme

FFK shkarkon Eroll Salihun

Federata e Futbollit e Kosovës ka shkarkuar nga puna Eroll Salihun.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mori vendimin në mbledhjen e mbajtur të enjten.

Sipas këtij organi, Salihut i ndërpritet marrëdhënia e punës si shkak i shkeljeve disiplinore.

“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor, mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Eroll Salihu dhe Agim Ademi

Eroll Salihu ishte pjesë e institucionit më të lartë të futbollit në vend për shumë vite, por që doli kundër kandidaturës së Agim Ademit për mandatin e dytë në atë pozitë.

Madje, Salihu ishte pezulluar para disa muajsh nga pozita që mbante edhe para se Ademi të merrte mandatin e parë.

Përndryshe, KE caktoi edhe datat zhvillimit të ndeshjeve të barazhit, dhe atë ndeshja e barazhit për Superligë më 28 maj, ndërsa ndeshja e barazhit për Ligën e parë më 21 maj 2022. /Shqip.com