Sport Shqiptar

FFK refuzon ankesën e Salihut

Ankesa e Eroll Salihut është hedhur poshtë nga Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK fillimisht suspendoi, Salihun, për shkak se “ka shkelur Kodin e Etikës dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së”, derisa pak javë më parë Komiteti Ekzekutiv vendosi ta largoj nga puna.

Por, tani Komisioni për Ankesa ka bërë të ditur se nuk e ka pranuar ankesën, pasi që ish-sekretari i përgjithshëm nuk ka paraqitur fakte relevante.

“Refuzohet si i pabazuar ankesa e Eroll Salihut e datës 05.05.2022 e parashtruar kundër Vendimit të Komisionit Disiplinor-shkallës së parë të datës 28.04.2022”, thuhet në njoftim.

Salihu kritikoi Federatën e Futbollit për shpalljen e zgjedhjeve për President./Shqip.com