Sport Shqiptar

FFK nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Greqisë

Dardanët do ta luajnë të dielën ndeshjen e katërt të Grupit 2 të Ligës C, në shtetin grek.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të gjithë tifozët e Përfaqësueses së Kosovës së tashmë kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Djemtë e Alain Giresse do të ndeshet të dielën me Greqinë në qytetin Volos me fillim nga ora 20:45.

Greqi – Kosovë

FFK ka njoftuar tashmë opinionin së kanë dalë në shitje biletat për sektorin e tifozëve të Kosovës për këtë ndeshje.

Postimi pa ndërhyrje i FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ka filluar shitja online e biletave për sektorin e tifozëve kosovarë për ndeshjen Greqi – Kosovë, e cila zhvillohet të dielën në Volos, në orën 20:45.

Për të interesuarit që duan të blejnë bileta, klikoni këtu. /Shqip.com