Sport Shqiptar

FFK -ja paralajmëron ankesë në UEFA – ndaj veprimeve të futbollistëve serbë

Federata e Futbollit të Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka toleruar sjelljet e futbollistëve serb, pas fitores ndaj Portugalisë dhe ka paralajmëruar ankesë në UEFA.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, FFK-ja, ka shkruar ndër të tjera se është e papranushme sjella e tyre nxitëse, përcjell Shqip.com.

“Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe kudo vlerësohet për krijim të urave të miqësisë ndërmjet popujve dhe si të tillë duhet ta ruajmë, e jo të shërbejë si mjet propagandues për shovinizëm të tërbuar.

FFK në vazhdimësi është kujdesur për propogandim të vlerave sportive dhe miqësore, prandaj do të kërkojë me ngulm nga UEFA që të dënojë veprimet e tilla, që vijnë nga një ekip kombëtar, i cili futbollin e shfrytëzon për propagandë të mendimeve të prapambetura”, është shkruar ndër të tjera, nga shëtpia e futbollit së Kosovës.

Çka bënë futbollistët serbë?

Pas fitores ndaj Portugalisë dhe faktit që e siguruan kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, festa në taborin serb ishte e “shfrenuar”. Tre nga futbollistët e tyre, kishin veshur bluza ku shihej “harta e Serbisë”, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi ishin brenda “territorit të tyre”, kurse nuk munguan as simbolet nacionaliste serbe.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Futbollistët serbë duke festuar pas ndeshjes

Mbetet të shihet nëse UEFA do të i dënojë ata për këtë akt nxitës. Ndërsa, në të kaluarën, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiriri ishin dënuar nga shtëpia e futbollit, për shkak të festimit të tyre me shqiponjë, në ndeshjen ndaj Serbisë, në Evropianin e vitit 2018./Shqip.com