Sport Shqiptar

FFK-ja e dënon Tahir Batatinën me 200 euro

Tahir Batatina

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vendosur që kryetrajnerin e Llapit, Tahir Batatinën ta dënojë me gjobë prej 200 euro.

Batatina kishte akuzuar gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së pas përfundimit të ndeshjes ndaj Gjilanit, shkruan Shqip.com.

Llapi u mposht 0-1 në javën e 17-të nga Gjilani, ndërsa Batatina pas ndeshjes akuzoi gjyqtarin se ai i mohoi ekipit të tij disa penallti. “Kryetrajneri i FC ”Llapi” , Tahir Batatina nr ID 001144M77. Në prononcimin për media pas përfundimit të ndeshjes Llapi – Gjilani , akuzoj gjyqtarin kryesor dhe organet e FFK-së për epilogun përfundimtar të ndeshjes. Sipas xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë me shumë prej 200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm.(Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruhet në vendimin e Komisionit Disciplinor.

/Shqip.com