FFK-ja do mbajë konferencë për media, nuk dihet arsyeja
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/09/FFK.png)
Federata e Futbollit të Kosovës do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 13-00.
Arsyeja e mbajtjes së kësaj konferece nuk dihet ende, pasi nuk janë dhënë detaje të tjera, shkruan Shqip.com.
“Ju njoftojmë se sot (më 13/10/2021) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të mbahet konferencë për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Dardanët e pësuan humbjen e tretë radhazi të martën, pasi u mposhtën nga Gjeorgjia me rezultat 1-2.
Mbetet të shihet nëse kjo konferencë ka të bëjë me përzgjdhësin, Bernard Challandes i cili përkundër rezultateve negative është shprehur se është shprehur i gatshëm për të vazhduar me Kosovën.
![Kosovan Football 🇽🇰 | 💉 on Twitter: "Bernard Challandes on what matters the most: "Good football, young a quality players, good behavior, focus, good training camp and especially for the players who](https://pbs.twimg.com/media/EOHQxDEX4AAg8Kf.png)
“Jam mirë me këtë ekip, jam tranjner. E di që duhen rezultate këtë herë nuk kemi rezultate, por natyrisht nuk do të jetë e lehtë për mua në të ardhmen, e mendoj të nesërmen si trajner, e bëj punën time, jap makimumin dhe pastaj është vendim i Federatës jo i imi” , kishte thënë Challandes, ndër të tjera pas ndeshjes me Gjeorgjinë.
Ata tashmë gjenden në pozitën e fundit të Grupi B, me katër pikë.
Në 16 ndeshjet e fundit zyrtare, pa llogaritur miqësoret, Kosova ka 2 fitore, 3 barazime dhe 11 humbje./Shqip.com