Sport Shqiptar

FFK ia refuzon ankesën, Salihu: Hapi i radhës është gjykata

Ankesa e Eroll Salihut, për heqjen nga puna është hedhur poshtë nga Komisioni për Ankesa i Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK fillimisht suspendoi, Salihun, për shkak se “ka shkelur Kodin e Etikës dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së”, derisa pak javë më parë Komiteti Ekzekutiv vendosi ta largoj nga puna.

Por, tani Komisioni për Ankesa ka bërë të ditur se nuk e ka pranuar ankesën, pasi që ish-sekretari i përgjithshëm nuk ka paraqitur fakte relevante.

Salihu për Shqip.com ka thënë se do të bëjë ankesë edhe në gjykatë.

“Kryetari ka bërë presion ndaj komisionit dhe ata nuk e kanë shkruar këtë as komisioni disiplinor. Nuk e di pse nuk po reagon prokuroria, kjo është shkelje. Për çdo gjë kam argumente dhe kjo nuk është e tëra se ka edhe shumë gjëra të tjera që janë nën hetime. Mua më kanë larguar pasi që kam thënë se kuvendi është i paligjshëm, kurse këta që abuzojnë me qindra mijëra euro e udhëheqin këtë federatë. Hapi i radhës normal është gjykata”.

Salihu kritikoi Federatën e Futbollit për shpalljen e zgjedhjeve për President, të cilat i fitoi Agim Ademi./Shqip.com