Sport Shqiptar

FFK e ka shqyrtuar ankesën e Ferizajt dhe ka marrë vendim për ndeshjen e barazhit

FOTO: FC Ferizaj
FOTO: FC Ferizaj

Komisioni i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është diskutuar ankesa e FC Ferizajt, për ta fituar me rezultat zyrtar duelin e barazhit ndaj Lirisë.

Ferizaj është ankuar në FFK, pasi ka pretenduar se Liria ka pasur futbollistë në fushë me kontrata që i kanë skaduar më 31 maj dhe jo më 30 qershor.

Gjithsesi ankesa e Ferizajt është refuzuar nga Komisioni i Garave në FFK.

Mbetet të shihet nëse ferizajasit do të ankohen sërish në shkallen e dytë.

/Shqip.com