Sport Shqiptar

Fetahu: FBK-ja dënon të gjitha format e dhunës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, është shprehur i zhgënjyer me atë çka ndodhi në finalen mes Trepçës dhe Prishtinës.

Fetahu theksoi se donin të bëjnë një test me dy tifozerit në palestër, për të parë si do shkonte.

Ai shtoi se po shikohet se është jashtëzakonisht e vështirë të organizohet një ndeshje e tillë, teksa përmendi se zbrazja e palestrës është bërë në koordinim me policinë.

“Ne u përpoqëm të bëjmë një test si po shkon me dy anët me tifozëri. Po shikojmë është jashtëzakonisht e vështirë, ka qenë vendim i policisë në koordinim me ne të zbrazet palestra”, ka thënë Fetahu për Klan Kosova.

“FBK-ja dënon të gjitha format e dhunës. Kjo nuk i shërben askujt. Ky lloj i të vepruarit. Them të drejtën jam i prekur”, theksoi Arben Fetahu.

/Shqip.com