Kulturë Kino

Festivali i Teatrit në Gjirokastër bashkon shtatë trupa teatrore shqiptare

Festivali Mbarëkombëtar i Tetarit “Mjeshtrat e mëdhenjë të skenës” në edicionin “Ndrek Luca”, po mbledh shtatë trupa teatrore.

Çdo edicion festivali ka përzgjedhur të nderojë një mjeshtër të skenës për të evidentuar arritjet skenike dhe prurjet në role.

Ky edicion u vendos në Gjirokastrës.

Drama e autorit Hysni Koka është interpretuar nga teatri i Gjirokastrës, ndërkaq netët në vijim në skenën e festivalit do të ngjiten edhe trupat e teatrove të Mitrovicës, Tiranës, Durrësit, Vlorës, Fierit si dhe teatri shëtitës “Çajupi”.

Juria që përbëhet nga autoritete të artit e ka çmuar praninë e trupave por edhe rritjen e interesit të publikut për artin.

Këtë edicion pritet të dorëzohen çmime “Ndrek Luca” për disa kategori ndërsa në skenë do të ngjiten, pjesë si komedia brilante e dramaturgut francez Verber, “Darka e të marrëve”, “Katër epoletat” një dramë e regjisorit Haqif Mulliqi, që vjen si një shfaqje interaktive me publikun.

/Shqip.com