Kulturë

Festivali i muzikës “Sunny Hill”, hap dyert sot

Festivali më i madh i muzikës në Kosovë e rajon, “Sunny Hill”, nis sot.

“Sunny Hill”, ka njoftuar se do t’i hap dyert për të gjithë pjesëmarrësit në orën 12:00 dhe do të mbyllet në ora 22:00.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është e nevojshme të ndalohet qarkullimi i mjeteve, për shkak të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së këtij aktiviteti.

Lexo edhe:
Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë gjatë datave të Sunny Hillit

Komuna ka marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike në Parkun e Gërmisë nga sot, më 4 gusht e deri më 8 gusht.

Po ashtu, Komuna e Prishtinës, njoftoi se për qarkullim do të lejohen vetëm mjetet të cilat janë në shërim dhe të akredituara nga festivali si dhe mjetet emergjente.

“Sunny Hill”, do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.