Kulturë

Festivali i muzikës “Solar” do ta pushtojë Sarandën

Festivali i muzikës “Solar”
Festivali i muzikës “Solar”

Festivali i muzikës “Solar” do ta pushtojë Sarandën për tre ditë, nga e premtja në të diel, 25-27 gusht.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale videon promovuese të këtij festivali, që është eventi më i madh muzikor në bregdet në këtë fund gushti.

“Sarandan magjike këtë fundjavë do të pushtohet nga festivali i muzikës Solar, për tre ditë nga e premtja në të diel, eventi më i madh muzikor në bregdet në këtë fund gushti ku sezoni vazhdon me flukse të papara turistike”, u shpreh ai.

“Solar Music Festival” do të sjellë në qytetin e bukur mesdhetar të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.

Ky festival do të jetë kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

Festivali do të ketë një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalet e tjerë.

/Shqip.com