Kulturë Kino

Festivali i Filmit “PriFest” do të mbahet në gusht

Festivali i Filmit “Prishtina International Film Festival”, do të mbahet në datat 23-28 gusht.

I paraparë të mbahej në korrik, festivali ka njoftuar se kanë ndërruar datat.

“Për shkak të një numri te madh te ngjarjeve qe do te ndodhin ne kryeqytet ne korrik si dhe festivaleve nderkombetare qe perplasen me datat e PriFest, Menaxhmenti i PriFest ka vendosur qe te nderroj datat per edicionin e 14te – me 23-28 gusht 2022”, thuhet në njoftim.

Kohë më parë PriFest, kishte deklaruar që pjesë e këtij edicioni do të jetë po ashtu edhe “Odessa”, në mënyrë që të solidarizohen me luftën në Ukrainë.

Ku po ashtu do të jenë 25-30 mysafirë edhe nga Ukraina.

Odessa ka anuluar programin e saj për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

PriFest shënon edicionin e 14-të këtë vit.