Kulturë Kino

Festivali i filmit “ODA” në Tetovë ndan çmimet, kryesojnë filmat shqiptarë

Festivali i Filmit Ndërkombëtar i Tetovës “ODA”, ka ndarë çmimet për edicionin e 11-të.

Festivali ndau çmimet për filmin më të mirë me metrazhë të gjatë, me metrazhë të shkurtë, filmi më i mirë i animuar, dokumentari më i mirë si dhe aktori/aktorja më e mirë.

Në mesin e shumë filmave, filmat me prodhim nga Kosova kryesuan listat.

Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë, ishte filmi “Vera Andrron Detin”, me regji të Kaltrina Krasniqit, e që është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Çmimi skenari më i mirë ju nda filmit “Në kërkim të Venerës, që është po ashtu bashkëprodhim i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, çmimin aktorja më e mirë e mori aktorja Teuta Ajdini Jegeni nga filmi “Vera Andrron Detin”.

Kurse, çmimi aktori më i mirë ishte për Refet Abazin, gjithashtu nga “Vera Andrron Detin”./Shqip.com