Kulturë Kino

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë po mbahet në Pogradec

Edicioni i 12-të i Festivalit të Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë po vazhdon në qytetin e Pogradecit.

Ky edicion po sjellë pranë qytetarëve të Pogradecit, kineastëve dhe artdashësve nga vendi e rajoni rreth 66 filma.

Prej tyre janë filma artistikë me metrazh të shkurtër, filma të animuar, dokumentarë dhe filma artistikë me metrazh të gjatë nga 10 vende të Ballkanit.

Kineastët pjesëmarrës në festival përveç Shqipërisë, vijnë nga Turqia, Kosova, Rumania, Serbia, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia e Greqia.

Festivali do të jetë i hapur deri më 25 qershor.