Lajme

Festat vijnë më të gëzueshme për qindra familje në nevojë! Shpërndahen pako me ushqime

Festat e fund vitit do vijnë më të gëzueshme për familjet në nevojë, të Njësisë Administrative nr.9, falë Raiffeisen Bank dhe nismës “Kujdesemi me Zemër”, të cilët shpërndanë pako me ushqime të shportës bazë, përfshirë edhe ëmbëlsirën, pulën e fushës dhe perimet.

Pranë disa familjeve në kushte të vështira ekonomike, që të paktëm këto Krishtlindje dhe Vitin e Ri do ti festojnë më gezueshëm dhe pa u shqetësuar se me çfarë do ti blenë ushqimet e festave, ishin edhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social të Qarkut Tiranë Alfred Muharemi dhe Greta Lekaj, Drejtuese e Mardhënieve me Publikun dhe Marketingut në Raiffeisen Bankë.

Duke ju uruar një Vit të Ri sa më të gëzueshëm, të begatë dhe me shëndet, një zëri Muharremi dhe Lekaj, folën për mbështetje ndaj tyre edhe në të ardhmen.

Muharremi tha gjithashtu se Kujdesi ndaj fuqizimit socio-ekonomik të familjeve në nevojë, është prioritet i punës së institucioneve të shërbimit social dhe qeverisë e cila ka ofruar në fundvit paketë sociale financiare për çdo familje, persona me aftësi të kufizuar dhe të moshuar.

/Shqip.com