Lajme

Festa kthehet në tragjedi, shqiptari qëllon drejt bashkatdhetarëve në Itali, vret 23-vjeçarin, plagos një tjetër

Në një sherr që ka ndodhur gjatë një feste pranë një lokali, një 34-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëkombësve.

Një djalë 23-vjeçar ka humbur jetën. Një tjetër bashkatdhetar 30-vjeçar ka mbetur i plagosur. Vrasësi u arrestua menjëherë nga karabinierët, raporton mediumi Italian Milantoday.

Sipas rikonstruksionit të karabinierëve të Compagnia di Legnano që ndërhynë në vendngjarje, ngjarjet kanë ndodhur në orën 23.30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Sherri shpërtheu për arsye banale gjatë një feste mes shqiptarëve. Dyshohet se “molla e sherrit” ka qenë një grua. Tre shqiptarët e përfshirë në sherr  kanë qenë pjesë e një grupi bashkatdhetarësh që festonin ditëlindjen.

Të pranishmit më pas rrethuan sulmuesin i cili qëlloi disa herë të tjera duke goditur një 23-vjeçar

Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano. Autori i dyshuar u arrestua.

Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos/Shqip.com