Kulturë

“Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë” mbahet në Prishtinë më 2 korrik

Komuna e Prishtinës do të organizojë aktivitet kulturor për nder të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut.

“Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë”, është aktiviteti më i ri kulturor që Komuna e Prishtinës organizon për qytetarët e saj.

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Prishtinës.

“Si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike, kjo festë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë aktiviteteve të llojit të tillë”, thuhet në njoftim.

Aktiviteti do të organizohet të shtunën më 2 korrik, në rrugën “2 korriku” dhe me Orkestrën 2 Korriku”.

Orkestra “2 Korriku”, do të përformojë në ora 20:45.