Lajme

Ferronikeli ndalon prodhimin për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë

Ferronikeli

Prodhuesi i vetëm i nikelit në Kosovë, ndërmarrja “Ferronikeli” të premten ka ndaluar prodhimin për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, transmeton Shqip.com.

Përmes një deklarate, kjo ndërrmarrje u shpreh se ndalimi i prodhimit do të zgjasë derisa çmimet të normalizohen.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet evropiane, kompania NeëCo Ferronikeli detyrohet të ndalojë përkohësisht prodhimin”, tha kompania, raporton Reuters.

Termocentralet në Kosovë.

Me prodhimin e shtatë mijë tonëve nikel në vit, “Ferronikeli” është ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë me 800 punonjës si dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj në vendin ballkanik.

Ndërmarrja u shpreh se punëtorëve të saj do t’u paguajë 50 për qind të pagave të tyre për muajin e ardhshëm, derisa të normalizohen çmimet e energjisë elektrike.

Me 6 cent për kilovat-orë, Kosova ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në Evropë, kurse më shumë se 95 për qind e energjisë së saj prodhohet nga dy termocentrale të vjetëruara me qymyr.

Lexo edhe:
Pas hulumtimit të Shqip.com, kompanisë “ERC Trade” i ndalohet qasja në autostradë – pritet vendimi edhe për panot reklamuese (VIDEO)

Por, konsumatorët e mëdhenj, duke përfshirë edhe “Ferronikelin”, janë të detyruar të blejnë energji elektrike në tregun e hapur.

Ndërkaq, Shqipëria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe pritet të shfaq një plan të shtunën për përballimin e krizës energjetike.

“Ky vendim do t’i japë mundësi qeverisë të ndërhyjë në instrumentet financiare,” tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë shtypi të premten.

Rreth 95 përqind e kapacitetit prodhues të Shqipërisë është nga hidrocentralet, por ajo varet shumë nga energjia elektrike e importuar për shkak të mungesës së shiut dhe rritjes së kërkesës çdo vit./SHQIP.com