Teknologji Auto

Ferrari përgatit veturën e pistave për lëvizje në rrugë (Foto)

Kompania e njohur italiane të gjitha modelet e mëparshme XX i kishte prodhuar vetëm për ngasje në pistë, por kjo do të ndryshoj në modelin SF90 XX Stradale dhe SF90 XX Spider.

Ferrari ua ka ofruar mundësinë klientëve që të mund t’i shijojnë këto modele më të fuqishme në rrugët publike.

Sidoqoftë, Ferrari i mban ato të rralla duke prodhuar vetëm 799 copë, përkatësisht 599.

Të dy modelet vazhdojnë të përdorin një motor turbo të dyfishtë 4.0-litërsh V8 me ndihmën e tre motorëve elektrikë – dy për boshtin e përparmë dhe një ndërmjet motorit dhe transmisionit.

Fuqia e prodhimit rritet në një total prej 1,016 kuajfuqi, kundrejt 986 kf për SF90 Stradale standarde.

Në vetvete, V8 në SF90 XX Stradale prodhon 786 kuaj fuqi (586 kilovat). Motori përmban pistona të rinj, përpunim specifik të dhomës së djegies dhe kanalet hyrëse, dhe shkarkime të lëmuara.

Motorët elektrikë marrin gjithashtu një përmirësim të fuqisë për të arritur një total prej 229 hp (171 kW) kundrejt 217 hp (162 kW) që ishte në modelin e mëparshëm.

Kapaciteti i baterisë mbetet në 7.9 kilovat/orë. Kur lëvizni vetëm me energji elektrike, vetura mund të lëviz në 25 kilometra dhe shpejtësia maksimale në modalitetin elektrik është e pandryshuar në 84 mph (135 km / orë).

Ekziston një funksion i ri shtesë nga motorët elektrikë kur SF90 XX është në modalitetin e drejtimit kualifikues. Sistemi shton më shumë fuqi dhe Ferrari pretendon se funksioni shkurton kohën e xhiros rreth qarkut Fiorano me 0,25 sekonda.

Kutia e marsheve është ende një njësi me tetë shpejtësi, kurse softueri i rishikuar, shton një zhurmë gjatë ndërrimit të marsheve.

SF90 XX Stradale ka përmirësuar frenimin nga kalibrat e përparmë të ridizajnuar me ftohje më të mirë. Rotorët e pasmë rriten në 390 milimetra në vend të 360 mm sa janë ekzistues. Një kontrollues i ri ABS EVO punon me sensorin 6W-CDS për të marrë një vlerësim të shpejtësisë së automjetit dhe më pas për të llogaritur shpërndarjen e duhur të frenimit.

Ferrari modifikon SF90 XX Stradale që të duket më agresiv se modeli standard.

/Shqip.com