Sport Ndërkombëtar

Ferran Torres në planet e Barcelonës

Ferran Torres

Barcelona do “dal në gjah” në afatin kalimtar të janarit.

Lëndimet e shumta në repartin e sulmit i kanë shtyrë katalunasit që të kërkojnë një emër të ri.

Sipas “Daily Mail”, blaugratë janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Manchester City-t, Ferran Torres.

“Barcelona ka konfirmuar se po ndjek Ferran Torres, që luan te  Manchester City”, ka shkruar ndër të tjera, medium anglez.

Ndërsa, raportime për një transfer të mundshëm të tij ka pasur edhe në mediume të ndrshme spanjolle.

Sulmuesi i “La Rojas” thuhet që pëlqehet nga trajneri i katalunasve, Xavi Hernandez, i cili për një kohë të shkurtër në krye të klubit ka filluar të bëjë ndryshime pozitive.

Manchester City's Ferran Torres Experiment Is Worth Repeating In Sergio  Aguero's Absence
Ferran Torres – gjatë një ndeshje kampionale me Manchester Cityn

Torres, ka zhvilluar katër paraqitje – këtë sezonë në Premierligë, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë,. Momentalisht është jashtë fushës së gjelbër për shkak të lëndimit.

Një problem në këtë transfer – mund të jetë fakti që City po i kërkon blaugranëve një shumë rreth 40 milionë eurosh. Dyfishin e shumës që e kishin paguar për ta tranfseruar atë nga Valencia.

Ferran ishte pjesë e kombëtares spanjolle gjatë Kampinatit Evropian dhe realizoi dy gola, në katër paraqitje të zhvilluara.

Te “qytetarët”, ai ka zhvilluar gjithsej 16 gola, në 43 ndeshje që ka luajtur. /Shqip.com