Sport Ndërkombëtar

Ferran Torres jashtë fushave të gjelbra për dy ose tre muaj

Ferran Torres mbetet jashtë fushë së gjelbër për dy ose tre muaj

Manchester City do të jetë pa shërbimet e Ferran Torres, të paktën për dy muaj.

21 vjeçari ka pësuar një lëndim gjatë grumbullimit me kombëtaren spanjolle, që duket të jetë serioz, shkruan Shqip.com.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Pep Guardiola, i cili ka thënë se Torres do jetë jashtë fushave të gjelbra për dy ose tre muaj.

Pep Guardiola likely to be furious after Ferran Torres injury blow
Torres dhe Guardiola

“(Ferran) Torres do të jetë jashtë për dy deri në tre muaj. Ata përpiqen të kujdesen, por ndonjëherë ndodh. Ndodhi me Kevin (De Bruyne) dhe Phil (Foden). Do të ishte më mirë të mos e bënim, por ndodh. Ne ecim përpara, dhe kur ai të kthehet shërohet pas dy ose tre muajsh, përpiquni të jeni gati”, tha ndër të tjera, Guardiola.

Sulmuesi spanjoll i ishte bashkuar kishte ardhur në Angli nga Valencia, ndërsa për shërbimet e tij, City kishte paguar 20 milionë euro.

Këtë sezonë, ai ka zhvilluar 4 paraqitje në Premierligë, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka një asistim./Shqip.com