Sport Shqiptar

Feronikeli po “ringjallet”

FC Feronikeli

Sezonën e kaluar e mbyllën në vend të fundit në Superligë.

Por, ditë të mira po vijnë për FC Feronikelin.

Shqip.com mëson përmes burimeve – që kjo skuadër ka filluar të stërvitet që dy javë, teksa trajner është emëruar Granit Begolli.

Por, kjo nuk është e gjitha.

Nikli po e synon rikthimin në elitën e futbollit kosovar dhe për këtë ka arritur marrëveshje me disa futbollistë të njohur.

Xhevdet Shabani, Dardan Rugova, Adnan Haxhaj, Donart Sheqerolli dhe Labinot Ibrahimi janë vetëm disa prej lojtarëve që do e djersitin fanellën ekipit nga Drenasi.

Ditëve në vijim – pritet që këto informacione të bëhen zyrtare edhe vetë klubi.

Feronikeli – garon në Grupin A – të Ligës së Parë, ku bëjnë pjesë edhe skuadra tjera me traditë si Vëllaznimi dhe Liria./Shqip.com