Feronikeli 74 “peshkon” te Llapi dhe Liria, Shqip.com mëson se Maliqi e Susuri pritet të zbarkojnë në Drenas
Publikuar:
(22.12.2022 15:33:43)

Feronikeli 47 në këtë edicion është një ndër klubet më të organizuara në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra nga Drenasi e drejtuar nga trajneri Granit Begolli pritet që të bëjë transfere në afatin kalimtar të janarit pasi që e synon një “biletë” për elitën e futbollit kosovar.
Sulmuesi Adem Maliqi i larguar ditë më parë nga Llapi pritet që t’i bashkohet Feronikelit sikurse Fiim Susuri i Lirisë së Prizrenit.


Lajmi konsiderohet nga burime të sigurta të Shqip.com pranë klubit “verdhezi”.
Feronikeli 74 në pjesën vjeshtore përfundoi e para në tabelë me 28 pikë, tre më pak se Istogu që ndodhet e dyta.
/Shqip.com