Sport Shqiptar

Feronikeli ’74 dhe Fushë Kosova në Superligë, Liria dhe Ulpiana në barazh

Feronikeli ’74 i është bashkuar Fushë Kosovës për në Superligë.

Ekipi nga Drenasi tek në xhiron e fundit ka siguruar ngjitjen në elitën e futbollit kosovar.

Feronikeli ka barazuar si mysafir me A&N pa gola 0:0, derisa kjo ishte e mjaftueshme për tu ngritur në elitë.

Megjithatë, ndihmë Feronikeli ’74 mori edhe nga barazimi i Lirisë me Rilindja 1974 1:1.

Ndryshe, Liria dhe Ulpiana do të ndeshen në “play-offin” e barazhit për ngritje në Superligë, por që njëra nga këto dy skuadra me pas do të përballen me vendin e tetë të Superligës për tu definuar ekipi që luan edicionin tjetër në elitën e futbollit kosovar.

/Shqip.com