Rozë

Fero reagon për herë të parë pas incidentit me Jetmir Agaj, publikon fakte për sherrin

Fero dhe Jetmir Agaj

Reperi shqiptar, Fero, pas mbajtjes për 48 orë ka treguar versionin e tij për incidentin e ndodhur me producentin, Jetmir Agaj.

Sipas këtij të fundit, ngjarja ka ndodhur pasi që ai ka refuzuar bashkëpunimin me reperin nga Gjilani.

Në anën tjetër, në një video në Instagram, Fero ka treguar një kontratë me kompozitorin, Çelik Lipa të qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë ‘beat’-at’, në cilësinë e dhuratë-dhënësit dhe reperi në atë të dhuratë-marrësit.

“Kur nuk ju ka njohur askush, kur ju kam ndihmuar me arrite, e me ardh artistet me punu te ju, pasi ju kanë parë që keni punuar me Feron, e me qenë kaq mosmirënjohës. Ju jeni shumë borxh, plus keni edhe një kontratë tjetër, e dini ju, ju jeni në borxh te unë”, dëgjohet duke thënë Fero në videon e publikuar.

Për këtë rast nuk mungoi as reagimi i bashkëshortes së Feros, modeles Arbenita Ismajli e cila përmes një postimi shkroi se njerëzit do flasin keq pavarësisht githçkaje.

Ajo ka thënë se do të jetë gjithmonë krahë Feros dhe familjes të saj.

“Njerëzit do flasin keq pavarësisht githçkaje. Shumë keq që kemi lindur në shoqëri të gabuar që nuk na meriton neve. Të urrejnë që je i vërtetë dhe person me zemër të mirë. Të njoh dhe e di që ata do të vrisnin të  shihnin duke rënë. Një mbretëreshë gjithmonë mbron mbretin e saj.

Ata planifikojnë por Zoti është planifikuesi i të gjithë neve. Shihemi së shpejti zemër. Le t’i vrasim urryesit me sukses”, ka shkruar modelja./SHQIP.com