Rozë

Fero paralajmëron këngën e re pas rikthimit “On Records”

Reperi i njohur, Fero ditë më parë ka konfirmuar se është rikthyer në kompaninë muzikore “On Records”.

Fero ishte larguar në gushtë të vitit 2019.

Menjëherë pas ribashkimit me ‘labelin’ e njohur, reperi nga Gjilani tashmë ka filluar punën për projekte të reja muzikore.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Fero ka posutar një pjesë të shkurtër të këngës së re, duke mos dhënë shumë detaje.

“A jeni more gati? A e dini se tash tekstet e mia dalin me beat të Zzap dhe Chris”, ka shkruar Fero sipër videos ku shihet në makinë.