Rozë

Fero me 1 shkurt lanson albumin “Goat”

Reperi, Fero

Rep-artisti i njohur, Fero, dëgjohet në masë të madhe nga audienca shqiptare.

Ai është tejet aktiv në rrjete sociale, duke shpërndarë imazhe të shumta nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në Instagram, ai bëri të ditur se do të lansojë albumin e ri.

“Goat” mban titullin prodhimtaria muzikore, që do të publikohet më 1 shkurt.

“Albumi veç sa u shkarkua. 1 milion e 750 mijë përqind që del me 1 shkurt, Fillojmë”, ka shkruar ai.

Tutje theksojmë se Fero është prind i një vajze, të cilën e ndan me Arbenita Ismajlin./SHQIP.com