Rozë

Fero “humb kontrollin”, publikon video duke e rrahur në mes të rrugës një qytetar me shuplaka

Kënga e re e Unikkatil, e ka aktivizuar Feron i cili nuk po ndalet me ‘dissa’.

“Po eci” mbanë titullin kënga e re e Unikkatilit e cila nuk u prit fare mirë nga reperi gjilanas.

Fero ‘shpërtheu’ në akuza e ofendime ndaj Viktorit, i cili ia ktheu më pas ofendimet në një koncert.

Por, së fundmi Fero ka dalë nga vetja. Në Tik-Tok ai ka publikuar një video teksa shëtitet me veturë del dhe e godet një qytetar.

“Kush o këtu veç një gangster, a, kush o?”, ishin fjalët e reperit derisa e godiste qytetarin. 

Kujtojmë se përveç Unikkatilit, Fero ka ofenduar edhe Mozzik dhe Getinjon./Shqip.com