Fero dorëzohet në polici
Reperi nga Gjilani, Fero është dorëzuar në polici pasi gjatë ditës dyshohet se ka sulmuar producentin, Jetmir Agaj.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Shqip.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Së këndejmi rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”.
“Nga të dhënat fillestare është ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes” ka thënë ai.
Borovci ka deklaruar se policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje.
Agaj është sulmuar me armë nga reperi, Fero në studion e tij të premten.
Ai në një prononcim për SHQIP.com ka thënë se ngjarja ka ndodhur për shkak se kishte refuzuar të bashkëpunonte me reperin gjilanas./SHQIP.com