Sport Ndërkombëtar

Fernandes nënshkruan qëndrimin e tij tek United deri më 2027

Bruno Fernandes

Bruno Fernandes do të vazhdojë tek Manchester United edhe për pesë sezonet e ardhshme.

Mesfushori memtipare sulmuese ka pranuar kushtet e “Djajve të Kuq”.

Ai do të qëndrojë në “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2027, raporton Fabrizio Romano.

Konfirmimi zyrtar nga klubi anglez mund të vijë gjatë ditës së sotme ose më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Portugezi do të bëhet një nga top tre lojtarët më të paguar në klub, me një shifër prej 287 mijë eurosh çdo javë.

Para tij renditen David De Gea që fiton 450 mijë euro në javë dhe Cristiano Ronaldo me 540 mijë sosh.

Cristiano Ronaldo, David De Gea dhe Bruno Fernandes

27 vjeçari iu bashkua Unitedit në vitin 2020 nga Sporting Lisbona, në kontratë të vlefshme për pesë sezone e gjysmë.

Por, kontrata e re i shton atij një vit ekstra, me pagë 100 mijë euro më të lartë.

Fernandes aktualisht ka nëntë gola dhe gjashtë asiste në Premier Ligë 2021/22.

Kurse Manchester United renditet në pozitën e gjashtë me 50 pikë të arkëtuara, 20 më pak se vendi i parë që mbahet nga rivali lokal, Manchester City. /Shqip.com