Fermerët holandez në protestë kundër planit të Qeverisë për emetimin e azotit
Fermerët holandezë protestuan kundër planeve të qeverisë për të reduktuar emetimet e azotit duke hedhur plehra të mërkurën në autostrada dhe duke vënë zjarre përgjatë rrugëve
Siç raporton AP News, Policia u kërkoi atyre të ndalonin për arsye sigurie dhe janë duke hetuar se kush ishte organizatori.
Autoritetet e trafikut thanë se disa rrugë në Holandën qendrore dhe lindore kanë qenë të bllokuar plotësisht që nga mëngjesi dhe shërbimet zjarrfikëse nxituan të pastronin rrugët ndërsa trafiku ndërtohej.
Zëdhënësi i organizatës qeveritare për mirëmbajtjen e rrugëve tokësore dhe ujore Diederik Fleuren tha se deri në fund të ditës, disa rrugë ende nuk janë pastruar, pjesërisht për shkak se disa kompani të përfshira në pastrim kishin marrë kërcënime nga protestuesit.

“Ne po bëjmë gjithçka për të pastruar rrugët pordisa kontraktorë janë frikësuar,” tha Fleuren.
Tuje, ai ka thënë se nuk ishte e qartë se kur të gjitha rrugët do të pastroheshin plotësisht.
“Është shumë ekstreme tani që njerëzit po kërcënohen” për ndihmën ndaj pastrimit, shtoi ai.
Mediat holandeze raportuan se në një vend, u la një shenjë që thoshte: “Më vjen keq për shqetësimin, Rutte IV po na shtyn të dëshpërohemi,” një referencë për qeverinë e koalicionit të kryeministrit Mark Rutte.
Policia dhe autoritetet e sigurisë u bënë thirrje fermerëve të ndalin ato që i përshkruan si gjendje të rrezikshme.
“Protesta është një e drejtë bazë dhe për sa kohë që ajo qëndron brenda kufijve të ligjit, është e mundur shumë,” thanë shërbimet e emergjencës në një deklaratë të përbashkët.
Tutje, ata thanë se veprimet e fundit “rrezikojnë seriozisht sigurinë rrugore dhe mund të çojnë në gjendje kërcënuese për jetën e përdoruesëve të rrugës”.
Demonstratat e fundit erdhën një ditë pasi një ndërmjetës i caktuar nga qeveria dërgoi ftesa për organizatat e fermerëve për të diskutuar me koalicionin qeverisës të vendit mënyrat e reduktimit të emetimeve të azotit.
Por disa fermerë kanë kundërshtuar emërimin e Remkes si një ndërmjetës të pavarur sepse ai është anëtar i partisë politike të qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte dhe një ish-zëvendëskryeministër.
Qeveria thotë se emetimet e oksidit të azotit dhe amoniakut, të cilat i prodhojnë bagëtitë, duhet të reduktohen në mënyrë drastike pranë zonave të natyrës që janë pjesë e një rrjeti habitatesh të mbrojtura për bimët e rrezikuara dhe kafshët e egra që shtrihen anembanë Bashkimit Evropian.
Koalicioni qeverisës do që të shkurtojë emetimet e ndotësve me 50% në të gjithë vendin deri në 2030, duke e quajtur masën një “tranzicion të pashmangshëm” për të përmirësuar cilësinë e tokës, ajrit dhe ujit në një vend të BE-së të njohur për praktikat e tij intensive bujqësore.
Po ashtu, ky koalicion u ka bërë thirrje autoriteteve provinciale të hartojnë plane për të reduktuar emetimet dhe ka rezervuar 24.3 miliard euro ekstra për të financuar ndryshimet.
Fermerët argumentojnë po bëhet padrejtësi ndaj tyre me pretekstin se industri të tjera, të tilla si aviacioni, ndërtimi dhe transporti, po kontribuojnë gjithashtu ndaj emetimeve dhe përballen me rregulla më pak strikte.
Ata thonë gjithashtu se qeveria nuk po u jep atyre një tablo të qartë të së ardhmes së tyre mes reformave të propozuara.
Më parë këtë vit, fermerët bllokuan autostradat me traktorë dhe bllokuan qendrat e shpërndarjes së supermarketeve./Shqip.com