Lajme

Fermerët e Rahovecit kompensohen për dëmet nga shiu, marrin 225 mijë euro nga shteti

Fermerët e Rahovecit të cilët janë dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore do të marrin dëmshpërblim nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se kanë pranuar listën me 302 fermerë përfitues.

“Ju informojmë se pas insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme nga ana e komunës sonë dhe falë një pune të palodhshme nga stafi i DBPZHR-së, e në koordinim të plotë me komisionin për vlerësim nga Ministria e Bujqësisë, sot kemi pranuar listën përfundimtare për kompensim nga e cila listë janë përfitues 302 fermerë të komunës sonë të dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore gjatë periudhës, janar-shtator 2021”, ka shkruar Latifi në Facebook.

May be an image of 4 people, people standing and body of water

Vlera totale e dëmeve të përllogaritura, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për vlerësim nga ana e komisionit të Ministrisë është: 626,067.06 euro.

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga kjo shumë do të kompensohen 36%, pra fermerët e Rahovecit do të përfitojnë 225,384.14 euro.

“Uroj që këto mjete fermerëve tanë sadopak t’u dalin në ndihmë, pas humbjeve që kanë pësuar nga fatkeqësitë natyrore!”, ka përfunduar Latifi./SHQIP.com

May be an image of outdoors