Sport Ndërkombëtar

Ferizaj vazhdon bashkëpunimin edhe me një futbollist të rëndësishëm

Skuadra e Ferizajt nuk ka të ndalur. Ferizajasit fillimisht angazhuan Ismet Munishin në pozitën e trajnerit, kurse Arsim Abazin në pozitën e drejtorit sportiv, me pas vazhduan kontratat me sulmuesin Betim Haxhimusa dhe portierin Marko Jovanovski.

Të mërkurën kontratën me këtë klub e ka rinovuar edhe mbrojtësi i njohur Ergon Hyseni.

“Vendimi për ta vazhduar kontratën ishte shumë i lehtë sepse asnjëherë nuk kam menduar ndryshe. Sigurisht, ne si lojtar të Ferizajt e kemi obligim që të qëndrojmë e luftojmë fuqishëm që ta rikthejmë klubin aty ku i takon”, u shpreh Hyseni.

/Shqip.com