Lajme

Ferizaj, raportohet pesë raste të dhunës në familje

Ilustrim

Në rajonin e Ferizajt gjatë javës që shkoi janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se tre raste janë në Ferizaj, një rast në Kaçanik dhe një rast në Shtime.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, pesë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”.

“Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com