Ferizaj përforcon mbrojtjen
Skuadra e sapo promovuar në elitën e futbollit kosovar, Ferizaj ka përforcuar mbrojtjen.
Ata kanë transferuar mbrojtësin e huaj Borel Moukoko.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“Kemi kënaqësi të ju informojmë se skuadra jonë është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, lojtarin nga Kameruni me nënshtetësi gjermane. Ai vjen në Kosovë pas disa eksperiencave në futbollin gjerman. Ne i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim Moukokos në fanelën tonë”, thuhet në njoftim.
Moukoko luan në krahun e majtë të mbrojtjes.
Ferizaj nuk e ka filluar mirë stinorin e Superligës dhe pas katër ndeshjeve është ende në kërkim të fitores së parë.
Deri më tani ka dy barazime dhe dy humbje, me katër gola të shënuar e shtat të pësuar./Shqip.com