Sport Shqiptar

Ferizaj nuk befasohet – barazohet rezultati i finaleve në playoffin e volejbollit

Klubi i Volejbollit Ferizaj

Ferizaj ka arritur të rikthehet me fitore në ndeshjen e dytë finale të playoffit të Superligës A, meshkujt, të enjten mbrëma, kundër Pejës.

Pas disfatës në finalen e parë disa ditë më parë, Ferizaj nuk lejoi thellimin e disavantazhit, duke triumfuar në përballjen e dytë për ta barazuar rezultatin e finaleve në 1-1.

Ferizajasit fituan me shumë vështirësi, me rezultat 2-3 (25:22, 25:17, 21:25, 21:25, 13:15), kundër kampionit në fuqi të Superligës A.

Me rezultatin 2-2 pas katër seteve të parë, luftë e zjarrtë u zhvillua në të pestin për secilën pikë, eventualisht me nikoqirët që fituan me dy pikë diferencë.

/Shqip.com