Lajme

Ferizaj: Një grua i vë zjarrin qelisë në qendrën ku po mbahej

Ilustrim

Një grua e cila ishte ndaluar në qendrën e mbajtjes në fshatin Reçak të Ferizaj, raportohet se i ka vënë zjarrin qelisë ku ishte e vendosur.

Sipas policisë, ajo ka djegur dyshekët dhe mbulojat.

Rasti ka ndodhur të premten e 14 janarit, rreth orës 20:00.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelinë ku ishte e vendosur”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes.

“Më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve”, thuhet më tej në raport.

“Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./SHQIP.com