Sport Shqiptar

Ferizaj mbetet pa trajner, Morina jep dorëheqje

Arbnor Morina

Fillimi i dobët i Ferizajt ka vazhduar edhe në xhiron e 10-t.

Si pasoj e barazimit me Gjilanin, Arbnor Morina ka vendosur të jap dorëheqja nga posti i trajnerit.

“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me idenë se klubi është më I madh se secili individ. Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënuar, por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin”, tha trajneri.

Ferizaj këtë stinor ka pesë barazime e katër humbje në 10 ndeshje të zhvilluara.

Ferizaj renditet e fundit me vetëm tetë pikë dhe rrezikon rënien nga Superliga nëse nuk këndellet./Shqip.com

/Shqip.com