Lajme

Ferizaj mbetet në terr për Vitin e Ri

Qyteti i Ferizajt ka mbetur pa energji elektrike në natën e ndërrimit të motmoteve.

KEDS ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të mbingarkesës që ka çuar në djegien e komplet stabilimentit shpërndarës.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ekipet janë duke zëvendësuar stabilimentin shpërndarës në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet më shpejt energjia elektrike.

“Në Ferizaj, mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike. Stabilimentet e tensionit 10/20 kV, transformatori 1000 kVA dhe ormani i tensionit të ulët 1000 kVA janë dëmtuar në tërësi duke bërë që konsumatorët që furnizohen nga kjo dalje të mbesin pa energji elektrike”.

“Ekipet tona në këto momente janë duke zëvendësuar komplet stabilimentin shpërndarës në mënyrë që konsumatorëve sa më parë tu rikthehet furnizimi me energji elektrike”, thuhet në njoftim të KEDS-it që ka apeluar për kursim të mëtejmë të energjisë”, thuhet në njoftimin për media.

Për 31 dhjetor dhe 1 janar, Kosova është furnizuar me energji elektrike nga Shqipëria./SHQIP.com