Sport Shqiptar

Ferizaj – Liria, përfundon pjesa e parë e ndeshjes së barazhit

Ferizaj dhe Liria po e zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi do të përballen në finalen e barazhit.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola (0:0).

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave ka nisur nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ferizaj e mbylli sezonin e rregullt në pozitën e tetë, ndërsa Liria fitoi barazhin e Ligës së Parë ndaj Ulpianës.

Në këtë takim stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, teksa dy tifozeritë “Ujqit” dhe “Arpagjik” priten të jenë në numër jashtëzakonisht të madh.

Fituesi i këtij ballafaqimi do luajë në Superligë edicionin e ardhshëm, teksa humbësi në Ligën e Parë.

/Shqip.com