Sport Shqiptar

Ferizaj fiton ndaj Vushtrrisë në derbi

Hendbollistet e Ferizajt e kanë fituar derbin e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës.

Të enjten, Ferizaj fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me rezultat 27:23.

Ferizaj tani i ka 23 pikë, sa edhe Vushtrria.

Kështu gara për vendin e dytë në Superligën e hendbollisteve do të vazhdojë deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit.

Në pjesën e parë të ndeshjes Ferizaj ishte në epërsi të lehtë, ndërsa vushtrriaset ia dolën vetëm të barazojnë rezultatin.

Ndërkohë në pjesën e dytë, ferizajaset vazhdimisht kanë mbajtur epërsi prej tri-katër golash, për të fituar në fund me 27:23.

Albulena Basha e Shkurte Mehmeti i shënuan nga gjashtë gola për Ferizajn. Burneta Rama i shënoi shtatë gola për Vushtrrinë, ndërsa gjashtë i kishte Gentiana Basholli.

/Shqip.com