Lajme

Ferenc Kajari, komandant i ri i KFOR-it

Komandanti i ri i KFOR-it, Ferenc Kajari

Gjeneralmajori i Ushtrisë së Hungarisë, Ferenc Kajari, të premten mori detyrën e komandantit të ri të KFOR-it.

Ndërrimi i komandës është bërë në një ceremoni që u mbajt tek shtabi i KFOR-it në Prishtinë.

Kajari në ceremoninë ku e pranoi detyrën nga ish-komandanti i kësaj force, Franco Federici, deklaroi se paraardhësi i tij ka bërë punë të shkëlqyeshme.

Potencoi se do të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

“Unë zotohem të ndjek të kaluarën që paraardhësit e mi e ndoqën gjatë viteve të fundit. E konsideroj si detyrë që KFOR-i të kalojë në këtë rrugë për të ruajtur besueshmërinë e tij në përmbushjen e misionit dhe për të qëndruar i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, u shpreh ai.

Prezent në këtë ceremoni është parë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./SHQIP.com